Plagosje me thikë në Maliq

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2026, 14:21

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit. Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës, pasi ka marrë një plagë me thikë në pjesën e barkut.

Sipas deklarimeve paraprake të dhëna në urgjencë, i plagosuri dyshohet se është konfliktuar me një tjetër person në fshat, ndërsa shkak i përplasjes dyshohet të kenë qenë bagëtitë. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas burimeve nga spitali, nuk paraqet rrezik për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit, identifikuar personin tjetër të përfshirë dhe përcaktuar përgjegjësitë për plagosjen. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit