Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Jelloc të Klinës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete.
Bëhet fjalë për Florab Zekën, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e të riut.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Shkaqet e vdekjes pritet të zbardhen pas ekzaminimeve.