Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.
Rasti është raportuar rreth orës 06:20, ku menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.