Rritet fuqia politike e Gjelit të Himarës, gruaja i emërohet drejtoreshë e FSDKSH

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2026, 11:57

Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas vetëm 4 muajsh në krye të institucionit. Topi e mori drejtimin e Fondit në muajin maj, pas dorëheqjes së Arti Papajanit.

Në vend të tij pritet të emërohet Suela Popa Tavo, bashkëshortja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut socialist të Himarës. Ndryshimi në drejtimin e Fondit vjen në një periudhë të shkurtër nga emërimi i Topit në këtë post.

Kalimi i drejtimit te Suela Tavo pritet të formalizohet pas përfundimit të procedurave përkatëse. Vendimi për emërimin e saj do të bëhet zyrtar pas përfundimit të procesit institucional.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duket se Tavos i është bërë qoka e radhës, duke i dhënë në dorë gruas së tij çelësat e FSDKSH-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit