Sherr me thikë në Francë, 18-vjeçari humb jetën, në kërkim i dyshuari nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2026, 11:50

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Saint-Chamond në Francë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë gjatë një konflikti në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Izieux, ku i riu është gjetur i plagosur rëndë në rrugë. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas mediave franceze, policia dyshon se ngjarjes i ka paraprirë një përleshje mes disa personave. Në kuadër të hetimeve është ndaluar një burrë me origjinë nga Kosova, ndërsa djali i tij dyshohet si personi që ka kryer sulmin dhe është shpallur në kërkim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ende po hetohen rrethanat e plota të ngjarjes, motivi dhe roli i personave të përfshirë. Hetuesit nuk dyshojnë se rasti ka lidhje me trafik droge.

I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar nga drejtësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit