Gjermania deporton 200 kosovarë në vetëm 6 muaj, mes tyre gra dhe dhjetëra fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2026, 11:39

Plot 200 shtetas të Kosovës janë deportuar nga Gjermania vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë gjermane të publikuara nga Bundestagu.

Në total, gjatë kësaj periudhe Gjermania ka kryer 9,663 deportime.

Shifrat tregojnë se mes të deportuarve me shtetësi kosovare ishin 65 gra dhe 66 të mitur. Në tabelën zyrtare nuk figuron asnjë prej të miturve kosovarë si i pashoqëruar. Ndërkohë, 198 persona janë deportuar drejtpërdrejt drejt Kosovës.

Diferenca me shifrën prej 200 personash vjen pasi statistikat gjermane i ndajnë deportimet sipas shtetësisë së personit dhe veçmas sipas shtetit ku është realizuar kthimi.

Të dhënat i referohen periudhës janar–qershor 2026 dhe janë pjesë e përgjigjes zyrtare të Qeverisë federale gjermane në Bundestag për deportimet dhe largimet nga vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit