Një nxënës nga Kosova, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një ekskursioni shkollor, ka denoncuar një situatë aspak normale në hotelin Bonita Classic.
Sipas tij, gjatë qëndrimit në hotel, ai ka porositur një omëletë për të ngrënë, por brenda ushqimit ka gjetur një mizë.
Pamja e ushqimit, e cila është dërguar pranë redaksisë, ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet e higjienës dhe mënyrën se si përgatitet e kontrollohet ushqimi që u shërbehet klientëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për grupe nxënësish.
Një ekskursion shkollor duhet të mbetet një kujtim i bukur për fëmijët, jo një eksperiencë ku në pjatë mund të përfundojnë edhe “mysafirë” të paftuar.