Alarm për fruthin në Kosovë, 8 raste të reja vetëm brenda një jave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.09.2026, 11:27

Tetë raste të reja me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë javës së fundit, duke e çuar në 180 numrin total të rasteve të regjistruara nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbi 95% e personave të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

“Vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

IKSHPK ka bërë të ditur se është intensifikuar edhe vaksinimi plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar në kohë. Gjatë këtij viti, mbi 3 mijë e 176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç janë vaksinuar në kuadër të kësaj fushate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit