Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se për disa vite ka shantazhuar një tjetër duke i kërkuar vazhdimisht para. Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 2023-2025. Gjatë kësaj kohe, viktima i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.
“Prishtinë / 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vjet e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para ku deri tani viktima i ka dhënë një shume te konsideruar parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.