Kazakia: Nuk i kuptoj shqiptarët, parkojnë si t’u dojë qejfi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.09.2026, 09:24

Një vajzë kazake, e martuar në Shqipëri, ka reaguar për mënyrën se si shqiptarët sillen në rrugë, duke veçuar parkimet pa rregull dhe kaosin në trafik.

Në videon e publikuar prej saj shihen makina të parkuara sipas dëshirës, automjete që zënë një pjesë të rrugës dhe drejtues që krijojnë pengesa për qarkullimin. “Nuk i kuptoj shqiptarët. Nëse do të jetonin në vendin tonë, do ta kishin pësuar edhe më keq”, shkruan ajo.

Komenti i saj i referohet pikërisht parkimeve mes rrugës, bllokimit të korsive dhe sjelljes kaotike të disa drejtuesve. Për një të huaj që jeton në Shqipëri, duket se trafiku shqiptar mbetet një nga gjërat më të vështira për t’u kuptuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit