I riu vjedh një mace British në derën e shtëpisë, pronarja i jep ultimatum për ta kthyer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2026, 23:49

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë vjedhjen e maces së saj, racë British, rreth 1 vjeç, pranë derës së banesës së saj në zonën e Plazhit, në Durrës, te Rruga e Frigoriferit.

Sipas qytetares, ngjarja ka ndodhur më datë 26, rreth orës 11:05. Ajo thotë se personi që ka marrë macen është një djalë i ri i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Qytetarja i bën thirrje personit që ta rikthejë macen brenda 24 orëve, duke paralajmëruar se në të kundërt, pasditen e ditës së nesërme do të bëjë kallëzim pranë autoriteteve.

Kushdo që ka informacion për macen ose për personin e filmuar, lutet të kontaktojë me të zonjën e saj ose të njoftojë autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit