“Çmenduri” në autostradën Thumanë-Kashar, automjeti lëviz kundërvajtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2026, 22:57

Të lëvizësh në kundërvajtje në rrugët e Shqipërisë, fatkeqësisht, nuk është një skenë e pazakontë, pasi shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Por që një veprim i tillë të ndodhë edhe në autostradë, natën dhe me shpejtësi të lartë, është një situatë tejet e rrezikshme.

Një rast i tillë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në autostradën Thumanë–Kashar, ku drejtuesi i një automjeti me targa AB 925 FV lëviz në kundërvajtje dhe me shpejtësi.

Edhe pse automjeti ka bllokazhin e ndezur, kjo nuk e justifikon manovrën. Lëvizja në sens të kundërt në një autostradë përbën një rrezik real dhe serioz për jetën e drejtuesve dhe pasagjerëve të tjerë në qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit