Vapa e shtatorit “tërbon” të moshuarin, lahet lakur*q në tarracë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.09.2026, 17:29

Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se kanë sjellë situata të pazakonta në Orikum.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video, në të cilën shfaqet një banor i moshuar duke u larë pa rroba në tarracën e banesës së tij.

I moshuari nga Orikumi duket se nga vapa e madhe s’ka rezituar dot dhe ka zgjedhur tarracën e banesës për t’u freskuar edhe pse në mes të ditës.

Qytetari që ka dërguar videon thotë se ngjarja është filmuar nga oborri i një shkolle në Orikum, rreth orës 11:00 të paradites.

Pamjet kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e pazakontë të përballimit të vapës, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme edhe në ditët e fundit të shtatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit