Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Malishevë.
Sipas Policisë, personi në fjalë dyshohet se më 12 maj 2026, në fshatin Guriq të Komunës së Malishevës, ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Rasti po hetohet nga Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Malishevë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit. Pavarësisht veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, identiteti i të dyshuarit ende nuk është zbuluar.
Për këtë arsye, Policia ka publikuar fotografinë e tij dhe kërkon nga qytetarët që mund ta njohin ose të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet.
Informacionet mund të jepen në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia garanton se çdo informacion i pranuar do të trajtohet me konfidencialitet.