Lojtarët e Irlandës ulin kokën gjatë himnit izraelit, refuzojnë shtrëngimin e duarve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.09.2026, 12:28

Irlanda ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Izraelit në përballjen e Nations League, në një sfidë që nuk u komentua vetëm për atë që ndodhi në fushë.

Momente të veçanta u regjistruan para nisjes së ndeshjes, gjatë ceremonisë së himneve. Futbollistët irlandezë qëndruan me kokën të ulur gjatë ekzekutimit të himnit të Izraelit, ndërsa në krah mbanin shirita të zinj.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte ceremonia e përshëndetjeve. Lojtarët e Irlandës nuk pranuan të shkëmbenin shtrëngime duarsh me futbollistët izraelitë para fillimit të takimit.

Pas këtyre momenteve, gjithçka u zhvendos në fushën e lojës, ku Irlanda arriti të dominojë dhe të sigurojë një fitore të thellë 3-0.

Kështu, sfida u shoqërua me dy dimensione, atë sportiv dhe atë të gjesteve para ndeshjes, duke bërë që përballja mes dy skuadrave të marrë vëmendje edhe përtej rezultatit përfundimtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit