Shqiptarët në Teksas ngrihen në protestë për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.09.2026, 11:05

Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të protestojë sot në Austin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Tubimi është paralajmëruar për në orën 13:00, pranë ndërtesës së Kapitolit të Teksasit.

Organizatorët thonë se protesta zhvillohet në emër të drejtësisë dhe një gjykimi të drejtë, ndërsa kundërshtojnë atë që ata e cilësojnë si ndjekje politike ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Protesta vjen pas vendimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite, ose 81 vite burg në total.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit