Laert Haxhiu kërkon rigjykim në Kushtetuese: Shkelje të të drejtave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.09.2026, 10:44

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017, ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese rigjykimin e çështjes së tij. Kërkesa është depozituar me pretendimin se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara nga Kushtetuta.

Relatore e çështjes në Gjykatën Kushtetuese është caktuar Sonila Bejtja. Vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që e dënoi Haxhiun me burgim të përjetshëm, ishte lënë në fuqi nga Apeli dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë.

Haxhiu, i njohur si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. Tashmë pritet shqyrtimi i kërkesës së tij nga Gjykata Kushtetuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit