Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një paketim me vezë që, sipas saj, është shitur pasi kishte kaluar afati i përdorimit.
Qytetarja thotë se e ka blerë paketimin me 10 vezë të markës “Ovvital” në një dyqan lagjeje dhe, pas kontrollit, ka konstatuar se produkti kishte kaluar afatin e skadencës.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet paketimi, ku data e paketimit rezulton 29/07/2026, ndërsa data e skadencës është 25/08/2026.
Brenda paketimit, vezët duken të dëmtuara dhe me përmbajtje të errësuar, ndërsa lënda e tyre ka rrjedhur në kutinë e kartonit.
Sipas qytetares, produkti është blerë rreth një muaj pas datës së skadencës, duke ngritur shqetësimin se si një produkt i tillë ka përfunduar në shitje.
Qytetarja kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse të kontrollit ushqimor dhe të merren masat përkatëse.
JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga konsumatorja, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e subjektit tregtar dhe institucioneve përgjegjëse.