Banesa u përfshi nga flakët, 70-vjeçari që jetonte vetëm nuk mundi të largohej dhe humbi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2026, 20:26

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fermë-Çlirim, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.

Sipas burimeve policore, viktima, Flamur Braçe, jetonte i vetëm dhe ishte i paralizuar në njërën këmbë, çka e kishte bërë të pamundur lëvizjen dhe largimin nga banesa në momentin kur shpërtheu zjarri.

Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri përfshiu edhe çatinë e banesës. Si pasojë, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit