“Çfarë po ndodh me peshqit?”/ Ngordhje masive prej 3-4 ditësh në Liqenin e Tiranës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.09.2026, 19:53

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin mbi ngordhjen e një numri të madh peshqish në Liqenin Artificial të Tiranës.

Sipas tij, situata vijon prej 3-4 ditësh, ndërsa peshq të ngordhur janë parë në pjesë të ndryshme përgjatë bregut të liqenit.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen disa peshq të ngordhur që lundrojnë në sipërfaqen e ujit ose kanë mbetur pranë bregut. Në disa pjesë të ujit dallohen gjithashtu shkumë dhe mbetje pranë sipërfaqes.

Shkaku i ngordhjes së peshqve nuk dihet dhe kërkon verifikim nga institucionet përgjegjëse. Pamjet e dërguara nga qytetari nuk mund të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për ndotje, mungesë oksigjeni apo ndonjë shkak tjetër.

Qytetari kërkon që autoritetet të ndërhyjnë dhe të kontrollojnë gjendjen e ujit të liqenit për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni dhe nëse paraqitet ndonjë rrezik për ekosistemin.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari dhe pret një reagim nga institucionet përgjegjëse për situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit