Mbylli jetën duke përkrahur UÇK-në: 34-vjeçari vdes disa orë pas protestës në Finlandë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2026, 19:50

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen Gashi nga Kosova. Arbër Gashi, 34 vjeç, ka ndërruar jetë në Finlandë, vetëm disa orë pasi kishte marrë pjesë në një protestë të mbajtur në Helsinki në përkrahje të UÇK-së.

Sipas një postimi të Albi Zogianit, 34-vjeçari kishte qenë pjesë e protestës gjatë ditës, ndërsa më vonë kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar edhe familja Gashi, e cila ka bërë të ditur se trupi i të ndjerit ndodhet aktualisht në Finlandë. Për kohën dhe vendin e varrimit familja do të njoftojë në ditët në vijim.

Sipas Zogianit, Arbëri kishte shkuar në Finlandë rreth katër vite më parë për të punuar dhe për të ndihmuar familjen e tij në Kosovë. Ai ishte i vetmi anëtar i familjes që jetonte atje.

Familjes pritet t’i nevojitet edhe mbështetje financiare për kthimin e trupit të Arbërit në Kosovë dhe për mbulimin e shpenzimeve të tjera. Detajet për mënyrën e ndihmës pritet të publikohen pas përfundimit të procedurave përkatëse.

Shkaku i vdekjes së 34-vjeçarit nuk është bërë i ditur në njoftimet e publikuara deri tani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit