Nafta “fluturon” në Kosovë, dizeli prek 1.95 € për litër! Eksperti tregon çfarë po i çon çmimet në qiell

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.09.2026, 14:49

Çmimet e derivateve në Kosovë vijojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa qytetarët po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për të mbushur rezervuarët e automjeteve.

Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro për litër.

Berjani thotë se për momentin është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me çmimet në ditët në vijim, pasi tregjet ndërkombëtare dhe bursat e naftës po përballen me lëvizje të forta.

Ai thekson se edhe situata e tensionuar në Iran po reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e derivateve.

‘’Çmimet e naftës dhe benzinës sillen përafërsisht, Dizelit 1.95 €, Benzina 1.65 €. S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do ti kemi ne ditët ne vijim sepse po ka lëvizje te mëdha ne tregjet ndërkombëtare dhe ne berz .Dhe situata e tensionuar në Iran po reflekton në këto çmime’’, deklaron Berjani.

Me dizelin që ka arritur në 1.95 euro për litër, çmimi është tashmë shumë pranë kufirit psikologjik prej 2 eurosh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse qytetarët do të përballen me një tjetër rritje në ditët e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit