Ndahet nga jeta fotoreporteri që dokumentoi eksodin e shqiptarëve në ’91

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2026, 14:14

Fotoreporteri italian Luca Turi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, pas një karriere pesëdekadëshe në dokumentimin e ngjarjeve më të rëndësishme të Barit dhe Pulias. Turi, i cili ka punuar edhe për ANSA-n, la pas një arkiv të pasur fotografik që dëshmon historinë e afërt të rajonit.

Ndër fotografitë më të njohura të tij janë ato të 8 gushtit 1991, kur anija “Vlora” mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë shqiptarë në bord. Turi fiksoi me aparatin e tij pamjet e mijëra emigrantëve të mbledhur në anije dhe në port, duke dokumentuar një nga momentet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Ndarja e tij nga jeta u bë e ditur nga ANSA, ndërsa kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, e cilësoi Turi-n një fotograf të madh dhe dëshmitar autentik të historisë së qytetit. Fotografitë e “Vlorës” mbeten një prej dëshmive më të fuqishme vizuale të eksodit shqiptar të vitit 1991.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit