Mbretëresha e gafave në PS, Bora Muzhaqi ka kopjuar Selami Jenisherin. Ish-ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve sot deputete u shfaq në seancë me biçikletë rozë, ashtu si ish-deputeti Selami Jenisheri, aleati “madhështor” i Berishës.
Kujtojmë se ish-deputeti, 84 vjeçari Jenisheri shkonte në seancat plenare me një biçikletë rozë. Biçikleta është rozë, por këtë herë mbi të ndodhet jo Selamiu por Bora.
E njohur për gafat e saj publike, Bora është ajo socialiste që “babain e saj e pa njëherë të përlotur kur takoi prindërit e saj”, ajo e cila ngatërroi rritjen ekonomike me PBB-në, është ajo socialiste që njihet thuajse e para në parti për gafat e saj.