Çfarë mesazhi urgjent do t’u japë Rama sot shqiptarëve pas kthimit nga SHBA?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2026, 07:30

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të niset nga aeroporti JFK i New Yorkut drejt Shqipërisë. Kryeministria ka njoftuar se, pas mbërritjes në Tiranë, Rama do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ora e saktë e adresimit do të bëhet e ditur gjatë paradites, pasi nisja nga New Yorku mbetet e pasigurt për shkak të motit të keq.

Mesazhi i kryeministrit vjen në një moment të tensionuar në vend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimet e SPAK dhe çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në kuadër të një tjetër hetimi, Ergys Agasi është arrestuar më herët në dosjen e AKSHI-t, ndërsa zhvillimet kanë nxitur reagime dhe diskutime në skenën politike shqiptare.

Rama qëndroi gjashtë ditë në SHBA, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës zhvilloi gjithashtu takime me komunitetet shqiptare në disa shtete, ndërsa takimin e fundit me shqiptarët në SHBA e zhvilloi në New York.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit