Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 33-të, pasi fituan një penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Gjimshitit. Nga pika e bardhë u paraqit Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë epërsinë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, konkretisht në 45+2’ Ernest Muçi dyfishoi rezultatin për kuqezinjtë, duke e çuar Shqipërinë në dhomat e zhveshjes me një avantazh të rëndësishëm.
Ndeshja po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për kuqezinjtë, me trajnerin Maran që ka zgjedhur të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
Takimi nisi në orën 20:45 dhe po gjykohet nga arbitri anglez Barrott.