Alarm për konsumatorët/ AUV tërheq nga tregu “Flips Ketchup”, u gjet alergjen qumështi në produkt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2026, 20:51

Një sasi e produktit “Flips Ketchup” është urdhëruar të tërhiqet nga tregu pasi është konstatuar prania e gjurmëve të qumështit, i cili nuk ishte deklaruar në etiketë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bëri me dije se përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF) është njoftuar për problemin me produktin e prodhuesit “PESTOVA L.L.C”, me datë skadimi 11.02.2027.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli zyrtar në Slloveni është marrë mostër e produktit dhe analizat laboratorike kanë zbuluar gjurmë qumështi. Për personat alergjikë ndaj këtij alergjeni, produkti është vlerësuar si i pasigurt për konsum.

Kontrollet në Kosovë kanë zbuluar se në stokun e kompanisë ndodhej produkti me lot FK 04/26, i prodhuar në 20 mijë e 406 pako, i cili ishte eksportuar edhe në disa vende.

AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu dhe ka ndaluar shitjen apo shpërndarjen e tij deri në përfundimin e verifikimeve.

Konsumatorëve u bëhet thirrje që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e blerjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit