Një situatë shqetësuese raportohet në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, ku punimet për prishjen e disa objekteve të vjetra kanë shkaktuar një re të dendur tymi dhe pluhuri.
Sipas raportimeve nga zona, tymi dhe pluhuri janë përhapur në rrugët përreth, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen dhe qëndrimin në ambientet e jashtme. Në pamjet e siguruara shihen qytetarë që largohen nga zona duke mbajtur frymën për shkak të tymit dhe pluhurit.
Raportohet gjithashtu se policia është telefonuar disa herë për situatën, por deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje të dukshme në terren.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetime nëse punimet po kryhen duke respektuar masat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit dhe të qytetarëve.