Xhamat shoshë nga plumbat, kush dyshohet se e porositi atentatin ndaj shqiptarit në Athinë?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.09.2026, 18:52

Lokali “Amora”, i cili u sulmua me kallashnikov në orët e para të së shtunës në Athinë, rezulton në pronësi të 30-vjeçarit shqiptar Denis Luli. Nga të shtënat e kryera nga një automjet me katër persona brenda mbeti e plagosur një 10-vjeçare shqiptare.

Vogëlushja ndodhej në lokal së bashku me nënën e saj dhe u qëllua në pulpë. Pas plagosjes, nëna e transportoi privatisht drejt spitalit. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse 10-vjeçarja kishte ndonjë lidhje me pronarin e lokalit apo ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.

Pas sulmit, policia greke gjeti automjetin e përdorur nga autorët të braktisur dhe të djegur në Aspropirgo. Brenda makinës u gjet edhe një kallashnikov, i cili dyshohet se është përdorur gjatë atentatit.

Hetuesit dyshojnë se objektivi i sulmit ka qenë pikërisht Denis Luli, i cili rezulton të ketë precedentë penalë në Greqi. Ai ishte arrestuar në vitin 2015 në një parcelë të mbjellë me marijuanë. Gjatë operacionit, sipas autoriteteve greke, Luli hapi zjarr ndaj policisë.

Për këtë ngjarje, 30-vjeçari u dënua dhe qëndroi në burgun e Malandrinos, ndërsa u lirua me kusht në vitin 2021.

Ndërkohë, lidhur me sulmin e fundit, policia greke dyshon se pas tij mund të jetë 49-vjeçari nga Berati, Klodian Lekocaj, i njohur si “Klod Cara”. Ai rezulton të jetë prej vitesh në burg dhe është akuzuar si autor i drejtpërdrejtë dhe porositës në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Greqi.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e sulmit, identitetin e personave që ndodheshin në automjet dhe nëse objektivi ka qenë konkretisht pronari i lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit