Bora zbardh bjeshkët e Tropojës që në shtator

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2026, 11:34

Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës që në muajin shtator, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave. Në ditët e para të vjeshtës, peizazhi malor është zbardhur nga dëbora, duke sjellë pamje të rralla për këtë periudhë të vitit.

Që në orët e para të mëngjesit, dëbora ka mbuluar zonën e Makrofçës, duke veshur me të bardha shpatet e maleve dhe duke krijuar një panoramë mahnitëse dimërore. Kontrasti mes gjelbërimit të vjeshtës dhe dëborës së parë ka sjellë një pamje spektakolare, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës.

Ndërkohë, ndryshimi i motit kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt zonave të thella malore. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi në qarkullim, ndaj drejtuesit këshillohen të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht në akset malore ku kushtet atmosferike ndryshojnë shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit