Aksident i rëndë në Fushë-Krujë: Humb jetën një i ri, plagosen rëndë dy të tjerë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2026, 23:32

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, një i ri, i identifikuar me inicialet L.Z., ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Për shkak të gjendjes së rënduar të të plagosurve, transporti i tyre drejt spitalit është kryer edhe me automjete të Policisë.

Në aksident janë përfshirë një Mercedes-Benz me targë AC 034 AU, një Audi me targë AB 861 EY dhe një Volkswagen Passat me targë AB 786 ZC.

Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë ndikuar në aksident, por shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga hetimet.

Pamjet nga vendngjarja janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë të aksidentit dhe tregojnë situatën pas përplasjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit