Tragjedi pranë Bujanocit, nëna dhe djali 2-vjeçar humbin jetën në aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.09.2026, 23:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Bujanocit këtë të premte, ku një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një nëne dhe djalit të saj vetëm 2 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale, e njohur si “autostrada e vjetër”, në drejtim të Vranjës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përveç viktimave disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ekipet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe të plagosurit janë transportuar për trajtim në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.

Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar për qarkullim dhe policia ka nisur devijimin e automjeteve. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit