“Kam harruar telefonin e punës”/ Qytetari kërkon ndihmë për gjetjen e telefonit në Rrugën Bardhyl, Tiranë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.09.2026, 19:51

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, pasi ka harruar telefonin pranë një dyqani në Rrugën Bardhyl në Tiranë.

Sipas tij, telefoni është lënë pa dashje në trotuar gjatë mbrëmjes së 23 shtatorit dhe më pas është marrë nga një person që ka kaluar pranë vendit.

Në pamjet e kamerave, të regjistruara rreth orës 19:16, shihet një burrë me jelek të kuq e të zi që largohet nga shkallët e dyqanit, ndërsa në trotuar mbetet telefoni. Pak minuta më vonë, rreth orës 19:17, një burrë i veshur me rroba të çelëta afrohet, e merr telefonin nga trotuari dhe largohet së bashku me një person tjetër.

Qytetari thotë se bëhet fjalë për telefonin e punës dhe kërkon që personi që e ka marrë ta shohë publikimin dhe t'ia kthejë.

Pamjet publikohen me kërkesën e qytetarit, me shpresën që telefoni të rikthehet te pronari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit