Denoncimi nga Infektivi: “Nuk ka vigona, serumin po ua bëjnë me gjilpërë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.09.2026, 18:42

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, po ndodh në Spitalin Infektiv të Tiranës, ku pretendohet se ka mungesë të vigonave për pacientët që marrin serum dhe mjekime intravenoze.

Sipas qytetarit, për shkak të mungesës së këtyre materialeve, disa pacientëve serumi po u vendoset përmes një age të thjeshtë, e cila fiksohet në venë me leukoplast.

Në videon e mbërritur në redaksi shihet krahu i një pacienti, ku duket një age e fiksuar me fashë, ndërsa tubi i serumit është i lidhur me të. Më pas, pamjet tregojnë ambientet e dhomës dhe shishen e serumit të vendosur në mbajtësen metalike.

"Përshëndetje JOQ, jemi te Spitali Infektiv i Tiranës dhe desha të denoncoj këtë rast. Nuk ka vigona për njerëzit që vijnë në spital. Serumin po ua bëjnë me age direkt, se nuk kanë vigona," shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive është pjesë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe funksionon 24 orë, duke ofruar shërbim spitalor, diagnostikim dhe trajtim për sëmundjet infektive.

JOQ Albania nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse në momentin e regjistrimit të videos ka pasur mungesë të vigonave apo nëse mënyra e administrimit të serumit lidhet me mungesën e tyre.

Për këtë arsye, redaksia i drejtohet QSUT-së për një sqarim mbi situatën dhe për të mësuar nëse ka pasur probleme me furnizimin me kanula intravenoze në Shërbimin Infektiv.

Qytetarët kërkojnë që materialet e nevojshme mjekësore të jenë në dispozicion të pacientëve dhe që çdo problem me furnizimin të zgjidhet sa më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit