U godit me vezë në New York, Rama: Pulat histerike dhe gjelat s’më ndalin dot

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2026, 18:17

Pas pamjeve ku protestues shqiptarë i hodhën vezë gjatë vizitës në New York, Edi Rama ka reaguar në platformën “X”, duke iu kundërpërgjigjur me tone të ashpra dhe etiketime ironike.

Kryeministri i ka quajtur protestuesit “pula histerike”, ndërsa ka akuzuar se pas tyre qëndrojnë persona që, sipas tij, veprojnë në funksion të “pazarit politik e mediatik”.

“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës”, shkruan Rama.

Duke iu referuar vezëve të hedhura në drejtim të tij, Rama shprehet se “baltë, vezë dhe jargë” nuk do ta ndalin në misionin që ai pretendon se ka për integrimin europian të Shqipërisë.

Më pas, në të njëjtin reagim, kryeministri kalon te mbrojtja e bilancit të qeverisjes së tij, duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Rama pretendon se Shqipëria ka ndryshuar dhe se sistemi institucional po tregon aftësi “vetëpastrimi”.

Në fund, ai rikthehet te protestuesit, duke i përshkruar si “pula histerike të katundit tonë” që “kakarisin e hedhin vezë në ajër”, ndërsa i lidh veprimet e tyre me “gjelat tallagjarë të pazarit politik e mediatik”.

Pra, pas vezëve të hedhura në New York, reagimi i Ramës nuk ka munguar dhe ka ardhur në formën e një sulmi të gjatë verbal ndaj protestuesve dhe kundërshtarëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit