Protestuesit zënë mat Ballën dhe Bushatin: S’ju vjen turp, 15 mijë dollarë nata

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2026, 12:16

Taulant Balla, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dhe Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, janë përballur me protestues shqiptarë në New York, pranë hotelit luksoz ku qëndronte delegacioni shqiptar.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Balla dhe Bushati shihen duke iu drejtuar hotelit, ndërsa një protestues shqiptar u drejton atyre pyetje dhe thirrje kritike.

“A ju vjen turp?” dhe “Çfarë kërkoni këtu, 15 mijë euro nata?” janë disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë momentit të përballjes.

Protestuesi vijon t’i ndjekë teksa ata i drejtohen hotelit, duke i pyetur edhe për kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj Balla dhe Bushati vazhdojnë drejt hyrjes së hotelit pa dhënë përgjigje për pyetjet e protestuesve.

Përballja ka ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në SHBA, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ngjarja është shoqëruar me reagime në rrjetet sociale, ndërsa pamjet e përplasjes me protestuesit shqiptarë janë shpërndarë gjerësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit