Shqipërisë po i zbehet turizmi, turistët “ngrijnë” në vend

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.09.2026, 12:25

Turizmi në Shqipëri duket se ka nisur të ngadalësojë ritmin. Në gusht 2026 hynë në vend 2.43 milionë shtetas të huaj, vetëm 2% më shumë se një vit më parë. Ky është ritmi më i ulët i rritjes për muajin gusht që nga periudha pas pandemisë. Në gusht 2025 rritja ishte 9.9%, ndërsa në 2024 ishte 7.2%. Megjithatë, në shifra absolute gushti 2026 mbetet rekord për hyrjet e të huajve.

Sipas INSTAT, gjatë gushtit në Shqipëri hynë gjithsej 3.46 milionë shqiptarë dhe të huaj, 2.7% më shumë se një vit më parë, ndërsa dolën nga vendi 3.57 milionë persona, me rritje 7.1%. Për tetë muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve arritën në 9.44 milionë, nga 8.97 milionë në të njëjtën periudhë të 2025-ës, ose 5.3% më shumë. Por operatorët turistikë thonë se numri i turistëve nuk tregon të gjithë historinë: shumë të huaj po qëndrojnë më pak ditë, po zgjedhin apartamente e shtëpi private dhe po kursejnë më shumë në shpenzime.

Kjo do të thotë se Shqipëria mund të ketë më shumë turistë, por jo domosdoshmërisht më shumë para nga turizmi. Pas rritjes së fortë në mars, prill dhe maj, kur flukset u shtuan përkatësisht me 10.8%, 8.8% dhe 15.9%, qershori u rrit vetëm 1.3%, ndërsa korriku pati 7.1% rritje. Operatorët presin që sezoni të zgjasë deri në fillim të tetorit dhe raportojnë më shumë kontrata të garantuara për vitin e ardhshëm, veçanërisht nga turistët polakë, çekë dhe francezë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit