Bledi Çuçi përshëndet popullin me gishtin e mesit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.09.2026, 11:29

Në vend të një përgjigjeje politike, deputeti socialist Bledi Çuçi zgjodhi një tjetër “gjuhë komunikimi” me protestuesit, gisishtin e mesit. I rrethuar nga thirrjet e qytetarëve, deputeti nuk foli me fjalë, por me një gjest që, në çdo fjalor, vështirë se mund të quhet shembull i dialogut publik.

Ndoshta ky është versioni i ri i komunikimit me qytetarin, kur nuk ke përgjigje, ngrihet gishti. Një gjest i vetëm dhe u kursyen fjalimet, debatet, argumentet dhe madje edhe konferencat për shtyp. Efikasitet parlamentar në pak sekonda.

Por një pyetje mbetet: kur një deputet zgjedh t’u përgjigjet qytetarëve me gishtin e mesit, çfarë mesazhi po u jep atyre që e kanë votuar? Ndoshta qytetarët prisnin një përgjigje nga përfaqësuesi i tyre, por morën një gjest. Dhe këtë herë, “gishti i mesit” foli më shumë se çdo gjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit