I moshuari gjendet pa ndjenja në mes të rrugës, dëshmitari: Ambulanca u vonua!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.09.2026, 21:20

Një person i moshuar është gjetur mbrëmjen e sotme i shtrirë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të luleve në Elbasan.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë të moshuarin të shtrirë në rrugë, ndërsa qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmitarit që ndodhej në vendngjarje, bëhet fjalë për një person rreth 65-70 vjeç, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe nuk lëvizte, ndërsa sipas tij kishte puls dhe merrte frymë.

Dëshmitari thotë se nuk e ka parë momentin se çfarë i kishte ndodhur të moshuarit, ndaj nuk dihet nëse ai është përfshirë në një aksident rrugor apo është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ajo që ngre shqetësim është koha e mbërritjes së ambulancës. Dëshmitari pretendon se urgjenca e Elbasanit u njoftua menjëherë, por ambulanca është vonuar për më shumë se 20 minuta.

“Dëshmitarët telefonuan ambulancën, pritën që të vinte”, shkruhet në mesazhin e dërguar bashkë me pamjet, ndërsa dëshmitari shton se disa prej personave të pranishëm u larguan pasi pritën për një kohë të gjatë.

Sipas tij, nga spitali deri në vendngjarje janë rreth 5 minuta rrugë.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia apo autoritetet shëndetësore për rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e të moshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit