“15 vjet thonë do ta shtrojnë”/ Banori i Zall-Herrit: “Po na prishen makinat çdo ditë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.09.2026, 21:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në Zall-Herr, Tiranë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rrugë e paasfaltuar, me gurë, baltë, gropa dhe pluhur, ndërsa automjeti që filmon përballet me vështirësi gjatë lëvizjes.

Qytetari pretendon se gjendja e rrugës po shkakton dëmtime të përditshme të automjeteve, ndërsa banorët përballen me baltën dhe pluhurin.

“Përshëndetje, Jeta Osh Qef! Kjo është rruga skandaloze e Zall-Herrit. Po na prishet makina çdo ditë, po ham baltën, pluhurin e gjithçka tjetër.”

Më tej, ai thotë se banorëve u është premtuar prej vitesh shtrimi i rrugës, por deri tani nuk është bërë ndërhyrje.

“Kanë 15 vjet që thonë do ta shtrojnë, do ta shtrojnë dhe në fund fare nuk vë dorë njeri mbi të.”

Në pamje dallohen edhe banesa, gardhe dhe shtylla elektrike përgjatë rrugës, ndërsa gropat e mbushura me ujë e bëjnë edhe më të vështirë kalimin.

Banori kërkon ndërhyrjen e institucioneve për rehabilitimin e rrugës, duke theksuar se situata vijon prej vitesh.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa kërkon verifikimin e situatës dhe një përgjigje nga institucionet përgjegjëse për gjendjen e kësaj rruge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit