Protestuesit “lajnë” me vezë Ervin Hasramën, ai revoltohet: Hajde shoqërojeni këtë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.09.2026, 19:02

Protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa disa qytetarë u shoqëruan para dhe gjatë zhvillimit të tubimit.

Në një moment të protestës, disa protestues kanë qëlluar me vezë drejt shefit të Komisariatit nr. 1, Ervin Hasrama.

Pas incidentit, Hasrama dëgjohet i revoltuar në pamje, teksa i drejtohet vartësve me fjalët: “Hajdeni këtu shoqërojeni këtë!”, duke iu referuar personit që e kishte goditur me vezë.

Pamjet sjellin një tjetër moment tensioni nga protesta e sotme, e cila shënoi ditën e 117-të të tubimeve të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit