Mitrovicë, gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në fermën ku punonte si roje sigurimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2026, 17:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 23 shtatorit në fshatin Frashër të Mitrovicës së Jugut, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ruzhdi Istrefi, i cili punonte si roje sigurimi në një fermë bagëtish.

Rasti është raportuar pasi një person ka njoftuar autoritetet se brenda objektit të fermës ndodhej një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e 65-vjeçarit.

Trupi i pajetë është gjetur në një dhomë të objektit ku ai punonte. Hetuesit dhe njësitë e krimteknikës kanë kryer veprimet e nevojshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Me urdhër të Prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit