Civili dha urdhrin, 7 policë rrethojnë të moshuarin dhe e shoqërojnë me forcë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2026, 15:47

Një qytetar i identifikuar si Gjon Gjini është shoqëruar nga policia pranë Parlamentit, ndërsa ndodhej në zonën ku po zhvillohej protesta.

Në pamjet e siguruara nga redaksia shihet momenti kur një civil jep urdhërin për arrestimin e tij ndërsa efektivët me uniforma e ndalojnë me forcë Gjinin dhe e shoqërojnë drejt furgonit të policisë.

Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ishte pjesë e protestës dhe ndodhej rastësisht në zonë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me arsyet e shoqërimit të Gjon Gjinit apo rrethanat e përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit