GJKKO konfirmon masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, ‘kyç’ gojën për mediat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 14:51

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Pas përfundimit të seancës, Hyseni u largua nga ambientet e GJKKO-së pa dhënë deklarata për mediat. Ajo akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Katër ditë përpara komunikimit të masës së sigurisë, Hyseni ishte marrë në pyetje në SPAK si person në dijeni lidhur me kontaktet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar më 26 gusht në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Hyseni kishte pranuar komunikimet me Agasin, duke argumentuar se ato lidheshin me detyrën e saj. Megjithatë, sipas të dhënave të bëra publike nga hetimet, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort” janë gjetur nëntë faqe dokumentesh të dyshuara si sekrete shtetërore, si edhe qindra komunikime mes Hysenit dhe Agasit.

Nga komunikimet e zbuluara në celularët e tyre, që shtrihen nga fundi i qershorit deri më 26 gusht, kur Agasi u arrestua në Durrës, prokuroria dyshon se marrëdhënia mes tyre ka qenë më e afërt nga sa është pretenduar. Ndërkohë, gjatë një seance, Agasi ka deklaruar se dokumentet i kishte lënë në makinën e tij me qëllim që ato të gjendeshin nga SPAK. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e komunikimeve dhe origjinën e dokumenteve të sekuestruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit