Zjarre janë raportuar në disa zona të Krujës dhe Fushë-Krujës, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe në zonë, ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri rrezikon banesa apo objekte pranë vendit ku ka nisur.
Në terren pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve mbeten ende të paqarta. Pritet informacion i mëtejshëm mbi situatën.