Kalluci i dha Agasit të dhënat e telefonave të “zbërthyer” nga policia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 09:51

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Sipas materialeve të dosjes, Agasit dyshohet se i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer dhe analizuar nga Policia Shkencore.

Në dosje pretendohet se këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluci, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore. Në bazë të materialeve të hetimit, Kalluci dyshohet se i ka vënë në dispozicion biznesmenit aktet e ekspertimit të telefonave, të përpunuara në laborator.

SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas janë vënë në dispozicion të Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë në këtë proces. Hetimi vijon për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe transmetimit të informacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit