Masa të forta sigurie para protestës, ‘blindohet’ Kuvendi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 09:29

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga grupimi “Flamingot”.

Në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit janë vendosur gardhe metalike, ndërsa forca të shtuara policie janë pozicionuar në zonën përreth institucionit.

Masat janë marrë për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë bllokuar disa prej akseve që të çojnë drejt godinës së Kuvendit, duke kufizuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve në zonën përreth.

Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet që protestuesit të mblidhen pranë zonës së përcaktuar për protestën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit