Por, tre vjet pas ngjarjes, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2026, 08:50

INTERPOL-i kishte lëshuar ndaj tij fletarrestim më 7 dhjetor 2023, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar letërreshtim ndërkombëtar edhe për të akuzuarit e tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë më 11 shtator 2024 ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për vepra që lidhen me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe shpëlarjen e parave. Sipas aktakuzës, grupi akuzohet se kishte tentuar të shkëpuste veriun e Kosovës dhe ta bashkonte me Serbinë.

Një ditë pas përvjetorit të parë të sulmit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi procedura gjyqësore ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim. Ata nuk e pranuan fajësinë, ndërsa gjykimi vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Për 42 të akuzuarit e tjerë, gjykata ka refuzuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Ndërkohë, në aktakuzë Prokuroria pretendon se përgatitjet për sulmin kishin nisur më herët dhe se Radoiçiq kishte organizuar, armatosur dhe financuar pjesëtarë të grupit. Prokuroria gjithashtu pretendon për përfshirje dhe përkrahje nga struktura të Serbisë, pretendime që përbëjnë pjesë të akuzave dhe duhet të trajtohen përmes procesit gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit