“Po fillon dimri, këtu s’ke ku të kalosh”/ Banorët e Lalajt kërkojnë asfaltimin e rrugës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.09.2026, 00:24

Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugëve në fshatin Lalaj, Bashkia Fier.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen segmente të rrugës së amortizuar, me çarje të mëdha, gropa, zhavorr dhe sipërfaqe të dëmtuara.

Sipas banorit, gjendja e rrugës është veçanërisht shqetësuese me afrimin e dimrit, pasi reshjet e shiut mund ta bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

“Përshëndetje, mund të nis një video që i kam bërë rrugës së fshatit ku jetoj, fshati Lalaj, Bashkia Fier. Ju lutem, kërkojmë ndihmë për shtrimin e rrugëve, pasi po fillon dimri e këtu s’ke ku të kalosh.”

Në pamje dallohen dëmtime të thella në sipërfaqen e rrugës, ndërsa në disa segmente lëvizja bëhet mbi dhe dhe zhavorr.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Fier për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës, veçanërisht përpara përkeqësimit të kushteve atmosferike.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banorëve, duke kërkuar verifikimin e situatës dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit