“7 muaj me mbetjet e fabrikës së këpucëve”/ Banori i Alliasit kërkon ndërhyrje

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.09.2026, 23:40

Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar praninë e mbetjeve të një fabrike këpucësh në Allias, pranë rrugës “Niko Avrami” dhe Shkollës së Bashkuar.

Sipas denoncuesit, mbetjet kanë qëndruar në këtë zonë prej rreth 7 muajsh, pa u larguar apo pastruar.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një grumbull i madh mbetjesh të hedhura në ambient të hapur. Mes tyre dallohen copa lëkure, pëlhura, tabanë këpucësh, qese plastike, kartonë dhe materiale të tjera.

“Kam 7 muaj që s’i heq njeri. Janë afër rrugës Niko Avrami, mbetjet e fabrikës së këpucëve. Është një fabrikë afër Shkollës së Bashkuar, në zonën e Alliasit.”

Kamera tregon gjithashtu mbetje të tjera të shpërndara përreth, disa prej tyre të djegura ose të dekompozuara, si dhe materiale të vjetra pranë rrethimit të zonës.

Banori shprehet i shqetësuar për faktin se mbetjet ndodhen pranë zonës së banuar dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masa për pastrimin e hapësirës.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e banorit, ndërsa kërkon verifikimin e origjinës së mbetjeve, përgjegjësisë për depozitimin e tyre dhe ndërhyrjen për pastrimin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit